Një turmë e madhe njerëzish sot janë parë në rrugët e Strugës, në Maqedoninë Veriore. Tubimi që po konsiderohet si shumë i rrezikshëm në këtë kohë pandemie u mbajt për të festuar Shën Gjergjin.
Megjithatë, tubimi i besimtarëve ortodoks sipas mediave lokale ishte i lejuar nga autoritetet vendase, dhe pati asistencë të policisë, shkruan Reporteri.net.
Ndaj këtij veprimi ka reaguar zëvendëskryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
“Në Qytetin ku vdekshmëria nga virusi është 20% e numrit të infektuarve, kjo është papërgjegjshmëri e nivelit më të lartë. Tani më asnjë masë nuk ka kuptim. Përgjegjësi do ketë”, ka shkruar ai në facebook.
Për më shumë shikoni pamjet:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.