×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet data e rifillimit të La Ligës

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 9:21

    Trajneri i Leganes, Javier Aguirre, ka zbuluar se La Liga planifikon të rifillojë sezonin më 20 qershor dhe të përfundojë më 26 korrik.


    Ndonëse nuk ka asnjë deklaratë zyrtare të bërë nga drejtuesit e La Ligas, trajneri meksikan pretendon se informacioni i ishte komunikuar nga autoritetet e La Ligas.

    Autoritetet e futbollit spanjoll këto ditë kanë punuar me qeverinë për të provuar të gjejnë mënyrën për rikthimin e futbollit, në mënyrë që të përfundojë sezoni 2019/2020.

    “Ne tashmë kemi një datë për ligën”, ka deklaruar Aguirre, përcjell lajmi.net.

    “Më 20 qershor, ne do të fillojmë La Ligan dhe për pesë javë do të përfundojmë zyrtarisht, më 26 korrik”.

    “Do të luhet shtunë – diele dhe mërkurë – enjte, mbi 11 data, La Liga sapo më ka njoftuar zyrtarisht dhe unë jam shumë i lumtur për këtë, sepse tashmë kemi planifikuar stërvitjet”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!