Gjithsesi, edhe para se të transferohej te Barcelona, Eto’o ka qenë një sulmues i frikshëm, çka e tregon qartë dhe një video e publikuar nga arkivat e La Liga-s. Kur aktivizohej për Mallorcan, në fillimet e vitit 2000, Eto’o ka turpëruar Realin e Madridit, madje në Santiago Bernabeu.
Me 8 maj 2004, plot 16 vite më parë, ish-bomberi kamerunas i shënoi dy gola Realit të Madridit, duke i shokuar futbollistët e “Los Blancos” dhe duke vënë në qetësi të gjithë tifozët “madrista” të pranishëm në stadium. Një goleador i lindur!
Scoring once against Real Madrid at the Bernabeu is difficult, but Samuel Eto’o did it twice #OnThisDay in 2004 ?pic.twitter.com/y71OLE0i0y
— Goal (@goal) May 8, 2020