Ambasadori i Italisënë Kosovë, Nicola Orlando ka thënë se shpreson që shumë shpejt do të bëhet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.
Orlando përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka njoftuar se Kryeministri Italian, Giuseppe Conte në Samitin e Zagrebit që u mbajt të mërkurën u ka bërë thirrje vendeve të BE’së që të tregojnë lidership politik për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne shpresojmë që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës së shpejti të bëhet realitet. Në Samitin e Zagrebit, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ripërsëriti “vizioni evropian duhet të drejtojë lidership politik në Ballkanin Perëndimor dhe në dialogun e ndërmjetësuar nga Përfaqësuesi Special i BE’së Miroslav Lajcak”, ka shkruar ambasadori i Italisë.
📢 "We hope visa liberalization for Kosovan citizens will soon be a reality."
At Zagreb summit #Italy PM @GiuseppeConteIT recalled "European vision that must drive political leaderships" in Western Balkans & #Kosovo–#Serbia dialogue facilitated by EUSR @MiroslavLajcak.
🇮🇹🇪🇺🇽🇰 https://t.co/XphMu7bsul
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) May 7, 2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.