×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi dorëzon në Kushtetuese komentet për dekretimin e Avdullah Hotit për kryeministër

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 15:39

    Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, sot ka dorëzuar komentet në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit të presidentit, me të cilin sipas propozimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti u dekretua si kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e re.


    Kjo është bërë me dije nëpërmjet një komunikate për medie nga Zyra e Presidentit, shkruan Reporteri.

    “Presidenti i Republikës së Kosovës e ka nxjerrë këtë Dekret pas konsultimit me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend dhe pajtimit të shumicës absolute të tyre për të formuar Qeveri të re. Si përfaqësues i unitetit të popullit dhe garantues i funksionimit demokratik dhe kushtetues të institucioneve, Presidenti përmes nxjerrjes së Dekretit nr. 24/2020 ka vepruar në kuadër të kompetencave të tij të përcaktuara me Kushtetutë dhe sipas standardeve të përcaktuara në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO103/14”, është thënë në komunikatë.

    Komentet në lidhje me masën e Kushtetueses ndaj dekretit të Thaçit, i ka dërguar sot në Kushtetuese edhe Lidhja Demokratike. Nga kjo parti kanë thënë se presin vendim në favor të tyre. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!