×
  • Lajme
  • Lajme

    ​150 persona kthehen sot nga SHBA-ja, do të futen në karantinë për 7 ditë

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 9:38

    150 persona do të kthehen sot rreth orës 13:30 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë.


    Ata sipas procedurave pritet t’i nënshtrohen karantinimit, ku do të qëndrojë vetëm 7 ditë.

    IKSHPK-ja ka vendosur që punëtorët shëndetësorë të QKMF-së, të përcjellin gjendjen shëndetësore të personave të vendosur në karantinë dhe të bëhet testimi i tyre në ditën e shtatë pas arritjes.

    Personat që konfirmohen pozitivë me koronavirus, por janë pa shenja klinike, është vendosur që të mbahen në izolim deri në shërimin e plotë të tyre, e nëse kanë simptoma të rënda klinike, të hospitalizohen në Klinikën Infektive.

    Ndërkaq ata të cilët konfirmohen negativë, rekomandohet të vetizolohen në shtëpi 14 ditë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!