×
  • Sport
  • Sport

    Mediumi gjerman, Rashicës: Shko te Dortmundi, Liverpooli të pret më vonë

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 15:41
    Foto: DeFodi Images/Getty Images

    Bundesliga do të vazhdojë sezonin 2019/2020 nga data 16 maj, dhe rikthimi i futbollit në Gjermani, do të bëjë që në fushat e blerta të rikthehen edhe yjet e kësaj lige.


    Me interes të madh, do të përcillet edhe rikthimi i Milot Rashicës, shkëndijës së vetme te Werder Bremen, i cili është dëshirë e shumë skuadrave të Evropës, përfshirë Liverpoolin dhe Borussia Dortmundin.

    Me 10 gola dhe pesë asistime në të gjitha garat, Rashica, është personazhi kryesor i Bremen, në këtë sezon shumë të dobët, që po shkojnë drejt rënies nga Bundesliga.

    Rënia e Werderit një kategori më poshtë, do të bëjë që Rashica të lëvizë diku tjetër gjatë verës, dhe pyetja është secila do të jetë skuadra e tij e re.

    Liverpool është në mesin e skuadrave që po kërkojnë yllin e Kosovës, por gjiganti sportiv ‘90min.com’, pyet nëse kalimi në ‘Anfield Road’ do të ishte i mirë për vetë lojtarin, përcjell lajmi.net.

    Ky medium, cek se me kalimin te Liverpool, Rashica do të ishte pjesë e një ekipi të suksesshëm, që do të mund edhe të fitonte trofe si Premierligën dhe Ligën e Kampionëve. Por, problemi fillon me atë nëse ai do të kishte mundësi të luante para treshes mes Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Robert Firmino.

    Forma e mirë e kësaj treshe, ka bërë që Xherdan Shaqiri të mbetet fare pak me hapësira te Liverpool, dhe vendi më i mirë për të zhvilluar karrierën Milot Rashica sipas ‘90min.com’, është Borussia Dortmund, përcjell lajmi.net.

    Largimi i Jadon Sanchos nga Dortmund, do të ishte një mundësi e mirë për Rashicën për të zëvendësuar atë, duke pasur të lirë paraqitjen në të dy krahët te skuadra që drejtohet nga Luca Favre.

    Së bashku me Thorgan Hazard dhe Erling Haaland, Rashica do të udhëhiqte treshen ofensive te Dortmund.

    Krejt në fund, ‘90min.com’ shkruan se e gjitha kjo, nuk do të thotë që Rashica nuk ka cilësi që një ditë të luaj për Liverpool. Ai është më se i aftë të jetë një lojtar kryesor i tyre në të ardhmen.

    Por, ai nuk duhet të shkojë në Anfield tani. Sepse me largimin e Sanchos, ai mund të bëhet menjëherë një yll në Westfalenstadion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!