Të shtunën, numri i të infektuarve në Kosovë, u rrit krahasuar me ditët e kaluara.
Gjithsej ishin 8 që dolën pozitiv me coronavirusin e ri. E një nga këta është nga Fushë Kosova.
Kjo komunë, përmes një njoftimi ka treguar se ajo është 30-vjeçare dhe se ishte e shtruar në Klinikën e Gjinekologjisë për kontrollë pasi është shtatzënë.
Njoftimi i plotë:
Njoftim nga Shtabi Emergjent i Komunës së Fushë-Kosovës *
Një rast i ri infeksioni nga COVID-19.
Pas konfirmimit se në komunën e Fushë -Kosovës kishim të gjitha rastet të shëruara, nga mbrëmë është një rast i ri i infektuar nga virusi COVID-19.
Bëhet fjalë për një 30 vjeçare e cila ishte e shtruar në Kliniken e Gjinekologjisë në Prishtinë për kontrollë pasi që është shtatzënë. Sipas informatave të IKSHP-së pacientja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është në kontrollë të vazhdueshëm.
Shtabi Emergjent i komunës së Fushë-Kosovës apelon te qytetarët që të përfillin masat e dhëna nga institucionet për lëvizje dhe të kenë kujdesin maksimal sepse situata në të cilën ndodhemi nuk duhet neglizhuar!