Art Ramadani po shkëlqen tek të rinjët e Ballkanit dhe për të tashmë kanë shfaqur interesim disa klube nga Turqia e Kroacia.
Ramadani këtë edicion me U-17 të Ballkanit ka regjistruar 11 ndeshje zyrtare ku ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 10 asiste. Pozita e tij është sulmues krahu.
LIG Sport mëson se për Artin kanë shfaqur interesim klube nga Kroacia dhe Turqia.
17 vjeçari posedon një teknikë mjaft të mirë ku shquhet për pasimet e sakta, për kontroll të mrekullueshëm të topit si dhe për depërtime fantastike.
Në videon e mëposhtme mund t’i shihni aftësitë e djaloshit nga Suhareka.