RB Leipzig nuk ka arritur asnjë marrëveshje për transferimin e Milot Rashicës.
Kështu ka deklaruar Marus Krosche, drejtori sportiv i RB Leipzig, i cili ka kundërshtuar ashpër raportet se është arritur një marrëveshje me sulmuesin e Werder Bremen, Milot Rashica.
Por, Krosche, ka konfirmuar se interesimi për lojtarin ekziston.
“Është marrëzi e plotë që të bëhen specifika në situatën aktuale”, ka deklaruar drejtori i RB Leipzig, duke hedhur poshtë spekulimet për marrëveshjen e arritur.
“Rashica është sigurisht një lojtar interesant, por ka shumë lojtarë interesantë ku mund të arrihet marrëveshje”.
Milot Rashica në këtë verë do të largohet nga Werder Bremen, me skuadrën gjermane që po shkon drejt rënies në Bundesliga 2.
RB Leipzig dhe Borussia Dortmund, janë skuadrat favorite për transferimin e yllit të Kombëtares së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.