Të gjithë e kanë të qartë se ndeshja që u dhuroi emocion më të madh shqiptarëve në mbarë botën, ishte ajo ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë në Kupën e Botës 2018.
Kombëtarja zviceriane atë botë fitoi me rezultatin 2:1 ndaj Serbisë, ku golashënues ishin pikërisht shqiptarët, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, shkruan Reporteri.net
Kjo ndeshje bërë që edhe mediumet më prestigjioze në botë të shkruajnë për ta, pa harruar edhe ato serbe që drejtuan kritika të vazhdushme për djemtë tanë.
Por, kjo ndeshje u rikujtua edhe njëherë nga Xhaka, ku Granit Cana, publikoi një video duke fstuar me shqiponjë njejtë sikur kishte festuar Xhaka, dhe për këtë futbollisti kosovar e postoi në storien e tij.
Për këtë veprim të mesfushorit të Arsenalit nuk kanë lënë pa e komentuar edhe mediat serbe, madje Telegraf.rs vendos kështu titullin:
“Xhaka provokon Serbinë sërish për fitoren e Kupës së Botës”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.