Gati 6 muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, shumë banorë në Durrës vijojnë të përballen me pasojat.
Banorët e një pallati të dëmtuar rëndë protestuan të mërkurën pasi thonë se nuk kanë marrë ende përgjigje përfundimtare çfarë do të behet me ta.
Ky pallat në lagjen 14 në Durrës është shpallur i pabanueshëm si pasojë e dëmtimeve të marra nga tërmeti i 26 nëntorit!
50 familjet që jetonin aty kanë fituar bonusin e qirasë dhe janë strehuar në zona të tjera.
Por gati 6 muaj pas tërmetit, banorët thonë se ende nuk e kanë një përgjigje përfundimtare çfarë do të ndodhë me pallatin që sipas klasifikimit duhet të shembet.
Dyshimet thonë se ua ka shtuar mungesa e një përgjigje zyrtare nga bashkia.
Në pallat nuk banon askush, por disa prej tyre thonë se ende vijojnë të paguajnë faturat e ujit e dritave.
Ndaj këtë të mërkurë dolën në protestë për të kërkuar përgjigjet e munguara.
Durrësi ishte një prej zonave më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit që la pas 51 viktima dhe mijëra objekte të dëmtuara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.