Ekipi i Kolnit që luan në Bundesligë, nuk do të ndjenjë vetëm mungesën e tifozëve, por njëkohësisht edhe të simbolit që ka skuadra.
Pikërisht dhia që paraqitet edhe në stemën e skuadrës, shërbente si një maskotë duke u paraqitur para fillimi të çdo ndeshje për të sjellë fat.
Bëhet fjalë më saktësisht për “Hennes 9” që nuk do të lejohet më në stadiume, të paktën deri në mbylljen e këtij sezoni.
Kjo e ardhur pas masave që ka marrë Bundesliga për rifillimin e sezonit, i cili do të jetë i pari në Europë që do të hapet në këtë fundjavë. Ka qenë vërtet e rrallë mungesa e kësaj kafshe për Kolnin, ndërsa hera e fundit që ka munguar i përket vitit 2008 në ndeshjet e zhvilluara ndaj Hofenheimit dhe Mainzit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.