Miralem Pjanic me shumë gjasa do të largohet nga Juventus sezonin e ardhshëm.
Drejtuesit e klubit torinez dëshirojnë ta përfshijnë boshnjakun në një shkëmbim dhe siç raportohet bisedime ka patur me Barcelonën, PSG dhe Chelsean.
Sipas ekspertit të transferimeve në Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, koha e Pjanic në Torino ka mbaruar, pasi trajneri Maurizio Sarri nuk e sheh më pjesë të grupit të tij për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, destinacioni i ardhshëm, akoma nuk dihet, pasi ka disa opsione në tavolinë.
Zgjedhja e parë për të gjithë të interesuarit do të ishte Barcelona, pasi sipas atyre që raportojnë në Spanjë, edhe Pjanic ka rënë dakord me një transferimim në katalunjë.
Problemi është Arthur Melo, i cli refuzon të largohet nga Camp Nou, duke vënë në rrezik të gjithë transferimin.
Kështu që Juve po shikon kandidaturat e tjera. Më intrigues për bardhezinjtë është sigurisht Jorginho i Chelsea, i cili dëshiron të ribashkohej me Sarrin.
Një tjetër mundësi është Paris Saint-Germain, megjithëse Juve-s nuk i pëlqen shumë ideja për një shkëmbim me Leandro Paredes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.