Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Eroll Salihun në orët e vona të së mërkurës kanë zhvilluar një takim urgjent me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshin.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe drejtori i Departamentit të Sportit, Ibër Alaj.
Krerët e FFK-së gjatë këtij takimi kanë kërkuar dhe shprehur gatishmërinë për ta vazhduar kampionatin.
Gazeta inFokus nga burime brenda takimit merr vesh se nuk është marr asnjë vendim, por FFK do të takohet në ditët në vazhdim përsëri me ministrin Vitia për ta gjetur zgjidhjen e vazhdimit të futbollit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.