×
  • Sport
  • Sport

    Balotelli rrëfen tmerrin që e përjetoi në karantinë

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 9:29

    Sulmuesi i Italisë dhe Brescias, Mario Balotelli, do t’i rifillojë stërvitjet me shokët e tij të ekipit Brescia nga 18 maj, kurse Serie A po planifikon t’i rifillojnë ndeshjet përsëri me 13 qershor.


    Ndërsa pasi ndeshjet janë anuluar për më shumë së dy muaj, ish sulmuesi i Manchester Cityt dhe Liverpool pranon se do të jetë pak i ‘ndryshkur’ kur të zbret përsëri në fushë.

    ‘Nëse më kaloni topin tani, unë nuk jam në gjendje ta marr atë nën kontroll me një prekje të parë’, i tha ai ish-shokut të skuadrës, Alessandro Matri gjatë një bisede në Instagram Live.

    ‘Do të çmendesha dy javët e para, sepse isha krejt vetëm.

    ‘”Vajza ime është në Napoli, djali im është në Cyrih, nëna ime është në një moshë të caktuar dhe duhet të mbrohet, vëllezërit e mi janë në karantinë me fëmijët e tyre, kështu që unë mbeta vetë. Ishte e ashpër.’

    Ndërkaq Balotelli pranon se pjesa më e keqe e bllokimit ishte të gatuante për vete.

    “Po haja vetëm ushqime të paketuara – ushqim jo të shëndetshëm, tre ditët e para, pasi nuk mund të gatuaj asgjë. Për fat të mirë, pastaj arrita të merrja ushqimi të gatshëm”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!