×
  • Sport
  • Sport

    8 raste të reja me Koronavirus, tronditet klubi i famshëm turk

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 15:47

    Në Turqi kanë zgjedhur datën 12 qershor për të rifilluar kampionatet e ndërprera.


    Ditën e djeshme pati raste të reja me Koronavirus te Erzurumspor BB, klub që garon në divizionin e dytë. Sot është përkeqësuar situata dhe Besiktas është goditur keq nga COVID-19.

    Klubi i famshëm turk, ka lajmëruar infektimin e 8 personave. Nuk bëhet e ditur nëse janë të gjithë futbollistë apo pjesëtarë të stafik teknik e klubit.

    Tekin Kerem Ulku mban postin e doktorit të Besiktas dhe ka deklaruar në një komunikatë zyrtare se të gjithë anëtarët e klubit i janë nënshktruar testeve.

    Besiktas renditet në vend të pestë të Superligës turke. Bardhezinjtë numërojnë 44 pikë dhe vendi i parë, që ndahet mes Trabzonspor dhe Basaksehir, ndodhet nëntë pikë larg, kështu që objektivi primar mbetet kualifikimi në Europa League.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!