Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për ‘Syri Tv’ ka folur për Listën Serbe dhe përfshirjen e saj në qeverisje në Kosovë.
Ai ka thënë se kryeministri në detyrë ka një marrëveshje sekrete me ta.
“Sa i përket përfaqësuesve të komunitetit serb, të gjithë kanë qeverisur me ta. Për dallim nga herave të tjera, kryeministri i shkarkuar ka pasur një marrëveshje sekrete me ta. Kosova ka raste dhe ka dëshmuar se autoriteti i qytetarëve është në vullnetin e përfaqësuesve të zgjedhur”, ka deklaruar Thaçi.
Ai po ashtu ka mohuar se ka ndikim në partitë politike në Kosovë.“Nuk ka ndikim të presidentit as te kjo e as te ajo parti. Jam krenar që kam qenë kryetar i PDK-së, partisë më të suksesshme në Kosovë dhe detyra e presidentit është respektimi i Kushtetutës”, ka thënë Thaçi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.