×
  • Sport
  • Sport

    Edhe një tjetër shtet i madh njofton rikthimin e futbollit

    Reporteri
    15 Maj 2020 | 16:46

    Rusia është shteti i radhës që njofton rikthimin e futbollit, i cili është pezulluar për shkak të përhapjes së Koronavirusit.


    Ditën e sotme është njoftuar se kampionati në këtë shtet do të rikthehet më 21 qershor, teksa është vendosur që skuadrave t’iu lejohen edhe 5 zëvendësime.

    Kjo vjen në një kohë kur të gjithë shtetet po njoftojnë rikthimin e kampionateve. Megjithatë nuk është thënë ende nëse ndeshjet do luhen me apo pa praninë e tifozëve, e cila me shumë mundësi do jetë pa tifozë, në mënyrë që të mos rrezikohen njerëzit.

    Në kampionat kryeson Zeniti me 9 pikë më shumë se ndjekësit dhe do të përpiqen të tregojnë të njëjtën formë, për të marrë titullin në fund.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!