×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu për Thaçin: Inati ndaj Qeverisë dhe VV-së është simptomë e dështimeve të planeve të tij

    Reporteri
    15 Maj 2020 | 17:06
    Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë

    Ministrja e Drejtësië në detyrë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Thaçi ndaj LVV-së.


    Përmes një statusi në Facebook, Haxhiu e ka quajtur Thaçin protagonist me qëllime të këqija, shkruan Reporteri.net

    Ndryshe Haxhiu thekson dy dështimet e Thaçci, ku sipas saj e para është marrëveshja e dëmshme Kosovë-Serbi, me ç’rast shkoi dhe u kthye pa asgjë, dhe e dyta, dështimi përmes tentativës për të shpallë gjendje të jashtëzakonshme të marrë situatën në kontroll.

    “Sulmet që Presidenti i bën Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kryeministrit Kurti dhe ministrave të tjerë nuk janë të rralla. Siç duket frustrimi i tij i shprehur edhe sot në konferencë për media që nuk kishte ansjë tematikë pos sulmit ndaj Qeverisë në detyrë ka si shkas disa përpjekje të dështuara të këtij Presidenti për të qenë protagonist me qëllime të këqija. E para ishte çështja e një marrëveshje të dëmshme Kosovë-Serbi, me ç’rast shkoi dhe u kthye pa asgjë, dhe e dyta, dështimi përmes tentativës për të shpallë gjendje të jashtëzakonshme të marrë situatën në kontroll. Asnjëra su bë.Duhet të rikujtojmë se edhe në ato konferencat e përditshme të verës së vitit 2017 aso kohe Presidenti fillimisht pati sulmuar Lëvizjen e Albin Kurtin dhe vetëm pastaj foli për idenë e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë thelb i së cilës ishte ndarja e Kosovës. Frustrimi i tij tash ndaj Qeverisë aktuale dhe ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! është simptomë e dështimeve të planeve të tij duke shtuar edhe tashmë shkeljen që ky President i ka bë Kushtetutës në PLAN përpjekjen”, ka shkruar Haxhiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!