×
  • Sport
  • Sport

    Renan Lodi është i pastër nga COVID-19, i bashkohet Atleticos në stërvitje

    Reporteri
    15 Maj 2020 | 18:46

    Pas disa testeve të njëpasnjëshme, Renan Lodi ka rezultuar negativ me COVID-19.


    Ditë më parë, kur Atletico Madrid nisi stërvitjet, mbrojtësi i majtë mungoi, për shkak se u raportua se braziliani mund të ketë virusin që po merr mijëra jetë, COVID-19.

    Ai u izolua, por pas disa testeve të njëpasnjëshme, gjithçka rezultoi jo e vërtetë, Lodi ka dal negativ dhe tani i është bashkuar shokëve në stërvitje.

    Në videon e publikuar nga klubi në Twitter, Lodi pyetet se si është, ai konfirmon “shumë mirë”, duke lënë prapa gjithçka dhe tani është i fokusuar të përgatitet sa më mirë për rinisjen e sezonit siç parashikohet me 12 qershor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!