Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë mbajtur sot një konferencë për media ku kanë njoftuar se nga data 18 maj do të kalohet nga faza e parë, në të dytën, sa i përket masave për parandalimin e Covid-19.
Në këtë konferencë, Vitia ka bërë të ditur se garat sportive nuk do të fillojnë para datës 2 qershor, njofton Klan Kosova.
“Gjatë kësaj jave kemi pasur takime me shumë akterë të tjerë ku kemi diskutuar rreth mënyrës se si t’i qasemi fazës së dytë. Në mësin e këtyre takimeve kanë qenë edhe ato me Komitetin Olimpik si dhe me Federatën e Futbollit të Kosovës”.
“Gjatë këtij takimi, jemi dakorduar që ditëve në vijim të merret një vendim se si do t’i qasemi këtij problemi”.
“Jemi dakorduar edhe me mirëkuptimin e të pranishme se fillimi i garave nuk mund të fillojë para fazës së tretë – 2 qershorit”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.