×
  • Lajme
  • Botë

    Maskat e fytyrës gjatë verës janë të rrezikshme për shëndetin

    Reporteri
    15 Maj 2020 | 20:32

    Ekspertët mjekësorë kanë bërë thirrje për të pasur një vigjilencë shtesë në lidhje me sëmundjet që shkaktohen nga nxehtësia gjatë verës. Ata shprehen te shqetësuar se vënia e maskave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit mund të shkaktojë sëmundje të shumta siç është vështirësia në frymëmarrje dhe dehidratimi.


    “Vendosja e maskave gjatë muajve të nxehtë dhe të lagësht të verës do të jetë një përvojë e re për shumë njerëz”, tha Yasufumi Miyake, kreu i qendrës së shërbimit të avancuar të urgjencës mjekësore në Spitalin Universitar Teikyo të Tokyos.

    Maska në verë e vështirëson arritjen e ajrit të freskët në mushkëri dhe muskujt e frymëmarrjes aktivizohen duke rezultuar në gulçim, gjë që rrit temperaturën e brendshme të turpit.Miyake theksoi se është e rëndësishme që të mbani trupin tuaj të ftohtë në mënyrë që të parandaloni rraskapitjen dhe problemet e tjera që shkaktojnë temperaturat e larta. Ai sugjeron të ndizni kondicionerët, të pini ujë në intervale të rregullta dhe të pushoni sa më shpesh.

    Noriyuki Koibuchi, një profesor në Universitetin Gunma, i specializuar në fiziologjinë mjedisore, ka treguar se fytyra ka shumë fije nervore që janë më të ndjeshme ndaj nxehtësisë dhe të ftohtit sesa pjesët e tjera të trupit.Ai rekomandoi të lehtësimin e sikletit duke freskuar ballin dhe qafën edhe gjatë mbajtjes së një maskë.

    “Kur vini maskë, ju merrni frymë më shpesh dhe lodheni, prandaj duhet të shmangni stërvitjet e forta”, ka thënë Koibuchi.

    Në Kinë, të paktën dy nxënës të shkollave të mesme vdiqën muajin e kaluar ndërsa mbanin maska për fytyrën gjatë ushtrimeve fizike. Vdekjet kanë bërë që ekspertët të paralajmërojnë për rreziqet e vendosjes së maskës gjatë ushtrimeve fizike të cilat mund të çojnë në mungesë të oksigjenit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!