Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë me gjasë një lapsus me emrin e Agon Musliut, 26-vjeçarit i cili vdiq tragjikisht të dielën e 3 majit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Në një konferencë të përbashkët për media me Arben Vitinë, ministrin e Shëndetësisë, të premten, Kurti iu referua me emrin Arton, viktimës 26-vjeçe nga Gjilani.
“Ia kisha kaluar fjalën ministrit Vitia, lidhur me akuzat për ngjarjen tragjike të vdekjes së të riut Arton Musliu”, u shpreh Kurti të premten, teksa po ia kalonte fjalën ministrit të qeverisë së tij, Arben Vitisë, për të komentuar akuzat e presidentit Thaçi ndaj qeverisë lidhur me rastin e vdekjes së Agon Musliut.
Gjatë ditës, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti, Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, duhet të sqarohen për rastin tragjik të vdekjes së 26 vjeçarit Agon Musliu në karantinë te Qendra e Studentëve.
Por, Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën për media të së premtes, ka thënë se me këtë çështje janë duke u marrë organet kompetente.
“Ashtu siç kemi deklaruar më herët kjo çështje tashmë është në hetuesi dhe do t’ia lëmë organeve kompetente që të merren me këtë rast”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.