Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti pas pakos emergjente është duke u planifikuar plani i rimëkëmbjes ekonomike.
Mehmeti në “Debat Plus” ka thënë se kanë filluar bisedimet për planin e rimëkëmbjes ekonomike.
Ai thotë se ky plan do t’i adresojë edhe disa kërkesa të bizneseve.
“Propozimi është që edhe për një periudhë më të gjatë kohore të bëhet rimbursimi i pagave të punëtorëve të sektorit privat. Të vazhdohet pagesa e qirasë për bizneset në mënyrë që të jenë aktive. Dhe më pas të iu ndihmohet bizneseve që kanë qenë të paralizuara të rifillojnë aktivitetin”.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës thotë se ka pasur 67 mijë kërkesa për shtyrje të pagesës së kësteve nga ana e bizneseve e që janë aprovuar 99% e tyre.
“Ndërsa 86 % e kërkesave që kanë bërë personat fizik për shtyrje të kredive janë aprovuar”.
Mehmeti thotë se nuk do të ketë provizione shtesë pos interesit që e ka pasur më parë klienti i bankave.
Ai thotë se megjithatë interesi i rregullt i kredive nuk do të falet pasi një gjë e tillë nuk është bërë as në shumë vende tjera si Shqipëri, Çeki, Rumani, Ukrainë, Serbi etj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.