×
  • Sport
  • Sport

    Këto janë ndeshjet që zhvillohen sot në kuadër të Bundesligës

    Reporteri
    16 Maj 2020 | 8:26

    Sot dhe zyrtarisht, njëra ndërë ligat më të mëdha evropiane rikthehet për ta vazhduar kampionatin e lën në gjysmë.


    Bundesliga sot, do të zhvillojë ndeshjet e xhiros së 26-të, kjo pasi pandemia koronavirus, kishte ndërperë aktivitetin sportiv në mbarë botën për 2 muaj, shkruan Reporteri.net

    Edhe pse me dyer të mbylluara, pa tifozë, Bundesliga bëhet liga e parë e një niveli të lartë që me datën 16 maj zyrtarizon rifillimin e sezonit.

    Kështu, në program sot do t’i kemi gjashtë ndeshje, në dy termine, nga ora 15:30 dhe 18:30, ku spikat derbi, Dortmund – Shchalke.

    Ndërkaq, Bayerni luan nesër me fillim nga ora 18:00, ku bavarezët do të jenë mysafirë të Union Berlinit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!