Ligat më të forta evropiane janë duke planifikuar të kthehen gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa të parët që kthehen janë gjermanët, me Bundesligën që sot zhvillon ndeshjet e xhiros së 26.
Francezët kanë përfunduar sezonin, ndërsa shpresa për t’u rikthyer po mbajnë italianët, gjermanët dhe anglezët.
UEFA u ka dhënë përparësi kampionateve vendase, duke kërkuar që të përfundojnë sezonet deri në fillim të gushtit, dhe pastaj ky muaj do të jetë në dispozicion të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.
Në Ligën e Kampionëve, kanë mbetur për t’u zhvilluar disa ndeshje të kthimit të 1/8 së finales, ku forcat do t’i masin Manchester City – Real Madrid, Barcelona – Napoli, Juventus – Lyon dhe Bayern Munich – Chelsea.
UEFA po punon për orarin e këtyre ndeshjeve, ndonëse nuk ka një vendim zyrtar. Marca pretendon se ndeshjet e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve do të luhen më 7 dhe 8 gusht, ndërsa në Ligën e Evropës më 9 gusht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.