Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri në një intervistë për Reporterin ka folur për menaxhimin e pandemisë në vend dhe rastin tragjik të vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve që po shfrytëzohet si karantinë.
Haziri ka thënë se me ministrin Vitia ka pasur komunikim korrekt gjatë kësaj kohe. Kreu i Gjilanit thotë se Vitia gjatë kësaj kohe është sjellë korrekt në raport me këtë komunë, por se nuk mund ta thotë të njëjtën për pjesën tjetër.
https://www.facebook.com/reporteri/videos/1152993985058261/
Haziri këtu ka përmendur se pas vdekjes së Agon Musliut nga Qeveria u është thënë se komunat nuk mund të komunikojnë me ambasadat. Sipas tij kjo është plotësisht e pakuptimtë.
“Arben Vitia si ministër në kohën e pandemisë u sjellë korrekt në raport me Gjilanin, në raport me komunikimin tonë edhe në raport me krejt procesin që e kemi zhvillu. Por pjesa tjetër, nuk e di sipas detyrave dhe përgjegjësive se kujt i takon, ne kemi ba kërkesë me shkrim në emër të qytetarëve, është non sens të thuash se nuk ka të drejtë me i shkru ambasadës kryetari i Komunës, kur çdo kryetar ka të drejtë me i shkru në ambasadës. Cili ligj thotë se nuk guxon me komuniku me ministrinë e caktume. Praktikisht, tregojnë për një kulturë qeverisëse të monopolizume, të kontrollume dhe me paranoja politike”, u shpreh Haziri në intervistën për Reporteri.net.