×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka i gëzohet rikthimit në stërvitje, ka një porosi për të gjithë

    Reporteri
    16 Maj 2020 | 14:53

    Granit xhaka sot e ka bërë të ditur rikthimin e tij në stërvitje me klubin e Arsenalit, stërvitje këto që do të mbahen në grupe të vogla, kjo për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.


    Mesfushori kosovar, përmes një postimi në “Instagram” e ka bërë të ditur rikthimin e tij në stërvitje, ku tha se ndihet mirë dhe së është shumë i lumtur që ndodhet përsëri në terrenin e gjelbërt, shkruan Reporteri.net

    “Përshëndetje të gjithëve! Ne jemi përsëri në stërvitje, por së pari në grupe të vogla. Nuk mund t’ju them se sa i lumtur jam që filloj përsëri me kolegët e mi ”. Edhe pse jemi akoma larg nga puna jonë e rregullt”, shkruan Xhaka.

    Madje, ai ka edhe një porosi për fansat e tij, ku u uron javë të mbarë dhe i thotë qëndroni të shëndetshëm.

    “Ju uroj një fundjavë të mirë dhe të qëndroni të shëndetshëm”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!