×
  • Sport
  • Sport

    Dortmundi e shkatërron Schalken, Berisha futbollisti më i pafat i kësaj jave në Bundesliga

    Reporteri
    16 Maj 2020 | 17:24

    Sot është rikthyer në aksion Bundesliga pas 2 muajsh pauze shkaku i pandemisë së Koronavirusit


    Dortmundi dhuroi spektakël duke e mposhtur Schalken me rezultat 4-0 në Signal Iduna Park, shkruan Reporteri.net

    Guerroro shënoi dy herë dhe Haaland e Hazard nga një herë për fitoren e Milionerëve.

    Valon Berisha ishte startues për Dusseldorfin në ndeshjen kundër Paderbornit që përfundoi pa fitues, 0-0.

    Mesfushori i Kosovës iu afrua golit dy herë gjatë kësaj ndeshje. Në të dy rastet Berisha goditi shtyllën, një herë ne pjesën e parë dhe herën tjetër gjatë pjesës së dytë.

    Më poshtë i keni rezultatet e ditës së sotme nga Bundesliga, e cila kryesohet nga Bayern Munich që ka 56 pikë, me Dortmundin që është përcjellësi i parë me 54 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!