×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët e Dortmundit nuk ishin në tribuna, por lojtarët bën një veprim fantastik pas ndeshjes

    Reporteri
    16 Maj 2020 | 18:53

    Bundesliga është rikthyer sot në aksion përsëri


    Derbi i javës u zhvillua në Signal Iduna Park ndërmjet Dortmundit dhe Schalkes, ku vendasit fituan bindshëm 4-0, shkruan Reporteri.net

    Ndeshja u zhvillua pa tifozë shkaku i pandemisë COVID-19.

    Tifozët e Dortmundit që njihen si më të zjarrtit në botë nuk ishin prezent sot për ta parë skuadrën e tyre duke triumfuar në derbi.

    Por, futbollistët e tyre nuk e harruan zakonin ku pas çdo ndeshje shkojnë afër tribunave për t’i falenderuar tifozët me anë të duartrokitjeve.


    Pas ndeshjes futbollistët e Dortmundit edhe pse nuk kishte tifozë në tribuna ata si gjithnjë ia dedikuan një duartrokitje.

    Ndryshe, pas fitores së sotme Dortmundi vazhdon të jetë në përcjellje të Bayern Munichut në garën për titull në Bundesliga. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!