×
  • Sport
  • Sport

    Disa shprehi nuk largohen lehtë, Hummels shkel protokollin qysh në ndeshjen e parë pas Koronavirusit

    Reporteri
    16 Maj 2020 | 20:28

    Bundesliga rinisi këtë të shtunë duke respektuar protokollin e masave antikoronavirus, por Mats Hummels “është kapur mat” në një moment gjatë ndeshjes Dortmund-Schalke.


    Mbrojtësi i verdhezinjve në mënyrë të pavetëdijshme ka shfryrë hundët, një veprim që nuk lejohet, në bazë të protokollit.

    Përtej dëshirës për të qenë korrekt me gjithçka, disa zakone të vjetra është e pamundur t’i zhdukësh, siç dëshmohet nga sjellja e Mats Hummels gjatë Derbi Ruhrit.

    Aksush nuk do ta kritikonte Hummelsin për këtë veprim në një situatë normale, në kohën e Koronavirusit është rreptësisht e ndaluar.

    Kameramanët kamë qenë shumë të kujdesshëm me ritkthimin e Bundesligës, për të fokusuar çdo detaj interesant, si ishte dhe ky rast.

    Me pak fjalë, rikthimi i Bundesligës është për t’u përshëndetur, por kujdes nga zakonet e vjetra të këqija.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!