Vijojnë të bëhen publike pjesë të autobiografisë së Giorgio Chiellinit.
Kapiteni i Juventusit është ndalur te Sergio Ramos në “Io, Giorgio”. Kapitenin e Realit dhe kombëtares së Spanjës, e vlerëson shumë.
Të dy ngjajnë me njëri-tjetrin te sakrifica e madhe për të mbrojtur portën me çdo kusht, duke mos kursyer as truket negative, pavarësisht se spanjolli ka aftësi të mëdha edhe në fazën ofensive, sidomos në goditjet me kokë.
“Njerëzit mund të thonë që ai është impulsiv, se nuk është shumë i aftë taktikisht, që është fajtor për 8-10 gola të pësuar çdo sezon, por Sergio ka dy karakteristika që nuk i ka askush“, shkruan 35-vjeçari, duke u ndalur edhe te episodi ndaj Momo Salah.
Luhej finalja e Champions League e vitit 2018 dhe ylli i “The Reds” dëmtohej keq në shpatull gjatë një dyluftimi me Ramos. Egjiptiani nuk duroi më dhe u zëvendësua pas gjysmë ore lojë, ndërsa mbrojtësi i njohur realizoi qëllimin e tij.
“Ramos di të jetë deciziv në ndeshjet e rëndësishme, me ndërhyrje jashtë çdo logjike, madje duke shkaktuar lëndime nëpërmjet një dinakërie diabolike. Veprimi kundër Salah ishte një goditje mjeshtërore“, deklaron kapiteni i Juventusit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.