Statuja e Zlatan Ibrahimovic mund të ndryshojë destinacion.
Statuja e tij u inaguruar në muajin tetor pranë stadiumit së Malmo, por firma e tij me skuadrën e Hammarby solli irritimin e tifozëve.
Ibra ka luajtur për disa sezone me Malmo, ndërsa tifozët nuk e kanë duruar faktin që ai ka firmosur me klubin e tyre të urryer e për këtë arsye kanë shkatërruar statujën e tij.
Autoriteteve në Malmo po mendojnë që të zhvendosin statujën e tij në nëj pjesë tjetër të qytetit për të bërë të mundur që statuja e tij mos të prishet më.
Nuk bëhet ende e ditur se në cilën pjesë të qytetit do të zhvendoset, por e sigurt është që statuja e tij nuk do të qendrojë pranë stadiumit së Malmo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.