Unai Emery fillimisht kishte planifikuar që shiritin e kapitenit t’ia jepte Mesut Ozilit
Emery u shkarkua nga Arsenali para 6 muajsh, derisa vendin e tij e zuri Mikel Arteta, shkruan Reporteri.net
Tekniku spanjoll së fundi ka zbuluar edhe arsyet pse u bë Granit Xhaka kapiten i skuadrës para Mesut Ozilit.
“Kam biseduar shumë me Ozilin, pasi kam dashur ta ndihmojë. Ndonjëherë luante mirë dhe ndonjëherë keq,” ka thënë Emery.
Emery ka treguar se shokët e skuadrës nuk e dëshironin Ozilin për kapiten.
“Unë mendoja ta bëjë atë kapiten, por shokët e skuadrës nuk e donin atë dhe kështu shiriti shkoi për Granit Xhakën. Nuk ishte vendimi im, por i lojtarëve për mos ta bërë Ozilin kapiten,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.