×
  • Lajme
  • Lajme

    10 persona të hospitalizuar me coronavirus në Kosovë, 4 në gjendje të rëndë

    Reporteri
    17 Maj 2020 | 12:45

    Dhjetë persona janë të hospitalizuar me coronavirus në Klinikën Infektive në QKUK, ndërsa katër prej tyre janë në gjendje më të rënduar, është njoftuar në raportin e QKUK-së.


    Gjashtë nga të hospitalizuarit janë në gjendje stabile, dy janë me oksigjenoterapi e dy në mjekim intensiv.

    Në klinikë po ashtu janë edhe pesë pacientë që po trajtohen qe që janë negativ në testin për COVID-19.

    Që nga 13 marsi, kur janë paraqitur rastet e para, numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka mbërritur në 978, ai i të shëruarve 713, derisa 29 kanë vdekur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!