×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet arsyeja e vdekjes së boksierit 15 vjeçar

    Reporteri
    17 Maj 2020 | 14:23

    Boksieri kosovar, Ensar Mujota, e humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik ditën e premte


    Ensari ishte vetëm 15 vjeçar dhe kishte një dashuri të madhe për sportin e boksit, shkruan Reporteri.net

    Ai madje ishte pjesë e klubit të boksit ‘Skënder Salihu’ në Shtime.

    Masari Mujota me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur edhe arsyet e vdekjes së Ensarit.

    Ky është postimi që Masar Mujota e ka bërë të premten:

    “Miq, shok dhe dashamir, ju njoftojë se sotë pas një aksidenti tragjik ka ndërruar jetë djali jonë

    Ensar Bajrush Mujota!

    Varrimi bëhet neser më Dt. 16.05.2020 ditë e shtunë në ora 13:00 me namazin e drekes, në varrezat e fshatit Mollopolc!

    Me pikëllim të thellë familja Mujota!”

    Ndryshe, sot Federata e Boksit të Kosovës ka bërë të ditur për vdekjen e 15 vjeçarit në faqen e tyre zyrtare. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!