Bundesliga ka rifilluar sërish, ndërkohë që audienca televizive është trefishuar.
Dita e parë e kampionatit gjerman pas pauzës së gjatë nga bllokimi i pandemisë, ka bërë që 6 milionë shikues të ulen para televizioneve.
Të dhënat janë publikuar nga faqja e internetit “DW230.de”, duke shënuar një rekord absolut për Sky, platforma me pagesë që ka të drejtën e transmetimit të kampionatit gjerman.
Për ndeshjet e luajtura nga ora 15.30, platforma mblodhi 3,680,000 spektatorë në kanalet me pagesë, pak më shumë se dyfishin e të shtunave tradicionale të futbollit, të cilëve u shtohet edhe 2.5 milionë të tjerë që e ndoqën ndeshjen në kanalin e hapur falas.
Në total, ishte një rritje prej 320 për qind e shikueshmërisë para pandemisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.