×
  • Lajme
  • Lajme

    Në pranga përfundoi edhe Boiken Abazi, VV-ja kërkon lirimin e të arrestuarve

    Reporteri
    17 Maj 2020 | 16:27

    Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Shqipëri, ka kërkuar lirimin e aktivistëve që protestuan kundër prishjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë.


    Sipas kësaj qendre, aktivistët e saj janë arrestuar dhe ndaluar në mënyrë të jashtëligjshme.

    “Aktivistët e LVV Shqipëri janë zhvendosur pranë komisariatit nr. 1 të kryeqytetit, aty ku po mbahen: Boiken Abazi, Kastriot Qema, Flamur Dardeshi si dhe disa persona të tjerë për të cilët Policia e Shtetit refuzon të japë informacion”.

    “I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të lirojë qytetarët që po mban në qeli. Protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar është e drejtë e patjetërsueshme prej asnjë arbitrariteti”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!