×
  • Sport
  • Sport

    Munishi: Lojtarët e Ballkanit nuk i kanë ndaluar stërvitjet as gjatë pandemisë

    Reporteri
    17 Maj 2020 | 23:25

    Ende nuk ka as një vendim final nga Ministria dhe FFK që Superliga e Kosovës të rikthehet pas pauzës shkaku i pandemisë, koronavirus.


    Munishi thotë se edhe pse janë në kohë pandemie, futbollistët e Ballaknit, për as edhe një çast nuk i kanë ndaluar stërvitjet, kjo pasi kanë punuar nga shtëpia, shkruan Reporteri.net

    Bazuar në deklaratën e ndihmës trajnerit të Prishtinës, Debatik Curri se skuadra e Ballkanit nuk i ka ndaluar stërvitjet as gjatë pandemisë dhe që po stërvitet që një muaj, Ismet Munishi i është përgjigjur në emisioni “Dueli Sportiv”.

    “Futbollistët e mi e kanë aplikacionin se si me punu nga shtëpia, Ballkani do të jetë skuadra e vetme që ka me përballu këtë gjendje”, tha Ismet Munishi për Duelin Sportiv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!