Agjenti Mino Raiola, ka shpjeguar pse klienti i tij Erling Braut Haaland, ka zgjedhur Borussia Dortmund para Juventus-it.
Në afatin e janarit, “Zonja e Vjetër” ishte ndër klubet e mëdha që e donin Haaland, por norvegjez kaloi te gjiganti gjerman.
Raiola ka thënë se Juventus ka menduar ta vendos Haaland në skuadrën e U23, andaj nuk kanë pranuar.
“Pse Haaland nuk kaloi te Juventus? Ata donin ta vendosnin në skuadrën U23”, theksoi ai.19-vjeçari ka shkëlqyer te Dortmund gjatë këtij sezoni duke shënuar 13 gola në 12 ndeshje, ndërsa në total ka arritur të shënojë 40 gola në 34 paraqitje, duke përfshirë edhe skuadrën e vjetër RB Salzburg
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.