Kryetari i Shoqatës së Hoteleri Turizëm, Visar Demolli ka kërkuar që të bëhet një peticion në të gjithë Kosovës,që tu lejohet hoteleve që të fillojnë punën normalisht dhe që të zhvillohen dasma në tërë territorin e Kosovës nga data 1 korrik.
Demolli tutje ka thënë se do të përfillen të gjitha rregullat dhe masat e nevojshme, konformë urdhëresave të institucioneve e shëndetësore në vend, në luftën kundër Covid-19.
Mirëpo IndeksOnline ka raportuar se ka siguruar dokumentin ku një kërkesë e tillë nuk është pranuar nga ana e Qendrës Operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
” I nderuar, ju njoftojmë që për shkak të situatës së krijuar me Covid-19, dhe mundësisë së përhapjes së virusit, nuk aprovohet kërkesa juaj”, ishte përgjigjja nga MPBAP.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.