KF Llapi nga Podujeva, u themelua në vitin 1932, por u privatizua me 2016.
Pas privatizimit u promovua edhe logo e re e klubit. Edhe pse u mbajt 1932 si vit i themelimit, klubit iu ndërrua emri në Llapi FC.
Logo e Llapit ka një dizajn tipik futbollistik, ku vërehet silueta e një futbollisti e “shkrirë” në siluetën e një topi më të madh të futbollit, shkruan Var Kosova.
Aq e mirë është kjo logo, sa na dukej “disi e njohshme”.
Pak hulumtim dhe del se logo e KF Llapit, është shumë e ngjashme me logon e EURO 96.
Në fakt, shihet se logo është gati identike, por ka vetëm një dilemë.
Nëse Llapi është themeluar më 1932, kurse Euro 96, është luajtur 64 vjet më vonë, kush është “hajni” këtu?
Për të parë videon klikoni KËTU:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.