Një pjesëtar i policisë, Besnik Demiri, është parë në një postim duke përdorë një barcoletë që është konsideruar ofenduese për Drenicën. Ky postim i tij është bërë viral në rrjetet sociale dhe mediat online.
Demiri, tha se ‘Drenica do të duhej të rrethohej në tela për të përftuar një kopsht zoologjik në Kosovë’.
Por ky postim policit nga rajoni i Prishtinës i ka kushtuar me suspendim. Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Daut Hoxha zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Ju konfirmoj se lidhur me rastin e potencuar nga ana juaj një zyrtar policor nga rajoni i Prishtinës është suspenduar nga detyra”, ka thënë Hoxha. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.