×
  • Sport
  • Sport

    La Liga do t’i lejojë 197 njerëz në stadium, planet e detajuara për rinisjen e sezonit

    Reporteri
    19 Maj 2020 | 12:24

    Autoritetet e futbollit në Spanjë planifikojnë t’i lejojnë maksimalisht 197 njerëz brenda stadiumeve gjatë ndeshjeve, kur të rinisë sezoni 2019/20 i La Ligës.


    Vendimmarrësit për La Ligën në Spanjë besojnë se sezoni ka mundësi të rinisë më 12 qershor, pasi që lojtarët janë kthyer në stërvitje në grupe të vogla këtë javë, transmeton Gazeta Express.

    Zyrtarët e ligës e kanë zbuluar një plan të detajuar për të qenë të garantuar se lojtarët dhe anëtarët e stafit do të jenë të sigurt kur të rinisë sezoni, mes krizës së shkaktuar nga përhapja e virusit Covid-19.

    Të gjithë lojtarët dhe zyrtarët do të testohet për Covid-19 24 orë para se ta zhvillojnë ndonjë ndeshje.

    Rregullat për distancim social do të respektohen aq sa të jetë e mundur – lojtarët nuk do të radhiten afër njëri-tjetrit në tunel para ndeshjeve, nuk do t’ia japin dorën njëri-tjetrit – njëjtë si në Bundesligë.

    Një sistem i bazuar në ngjyra do të funksionojë në stadiume. Secili stadium do të jetë i ndarë në tri zona: zonën e gjelbër, atë të kaltër dhe atë të kuqe (jashtë stadiumit).

    94 lojtarë do të lejohen në zonën e gjelbër, përfshirë këtu lojtarët, trajnerët dhe stafin mjekësor, si dhe policët, rojet e sigurimit dhe personeli i ditëve të ndeshjeve.

    Zona e kaltër do t’i përfshijë 103 njerëz, ku do të jenë të përfshirë zyrtarët e klubeve dhe punëtorët e televizioneve.

    Lojtarët dhe zyrtarët do të hynë në stadium nga hyrje të ndryshme dhe në orare të ndryshme. Të gjithë do të duhet të mbajnë të veshura dorëza dhe maska mbrojtëse.

    Klubet spanjolle i kanë edhe 11 ndeshje të mbetura në sezonin 2019/20, përderisa Barcelona është lidere aktuale e tabelës, me dy pikë më shumë sesa Real Madridi. /Gazeta Express/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!