×
  • Lajme
  • Botë

    Kompania ajrore bie pre e sulmit kibernetik, vidhen të dhënat personale të 9 milion personave

    Reporteri
    19 Maj 2020 | 16:41

    Kompania ajrore britanike EasyJet ka rënë pre e një sulmi kibernetik nga hakera të cilët kanë arritur akses në të dhënat personale të 9 milion personave.


    Është vetë kompania që e bën të ditur një lajm të tillë ditën e sotme ndërkohë që njofton se hakerat kanë hyrë edhe në të dhënat e kartave të kreditit të të paktën 2 mijë personave.

    Nuk dihet ende nëse janë vjedhur shuma parash nga llogaritë bankare të klientëve, por kompania vijon hetimet për të gjetur personat e përgjegjshëm për këtë sulm.

    “Nuk kemi ende prova nëse ka mungesë të parave në llogaritë e përdoruesve apo ndonjë keqpërdorim i të dhënave personale. Ne po vijojmë hetimet si dhe po përpiqemi të komunikojmë me çdo klient për t’i informuar” – shprehet zëdhënësi i kompanisë.

    EasyJet deklaron gjithashtu se ka përforëcuar sistemin e sigurisë të kompanisë për të parandaluar një sulm tjetër në vijim.

    Kompanitë britanike të fluturimit kanë rënë pre e sulmeve kibernetike edhe më parë. Kujtojmë se në vitin 2018, kompania British Airëay u sulmua nga hakera të cilët arritën të marrin informacione të llogarive bankare të qindra mijëra klientëve në të gjithë botën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!