×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Cakaj: Do ta mbështesim koalicionin e Luginës së Bashkuar

    Reporteri
    19 Maj 2020 | 17:28

    Partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës mbrëmë kanë mbyllur ujdinë e brendshme për ndarjen e përgjegjësive brenda koalicionit të Luginës së Bashkuar.


    Lajmin e bëri të ditur ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj në një postim në Facebook.

    Sipas Kreut të Diplomacisë së Shqipërisë, ky është një hap në drejtimin e duhur për forcimin e faktorit shqiptar në Luginën e Preshevës.

    “Bashkimi i tyre është parakusht për mbrojtjen e lartësimin e interesave të tyre kombëtare! Ne, ndërkaq, nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur koalicionin e Luginës së Bashkuar.” – theksoi Cakaj në përfundim të reagimit të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!