×
  • Lajme
  • Botë

    Në Spanjë bie numri i vdekjeve nën 100 brenda ditës

    Reporteri
    19 Maj 2020 | 18:18

    83 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Spanjë në 24 orët e fundit, duke e bërë të martën ditën e tretë rresht në të cilën kanë vdekur më pak se 100 persona, shkruan “The Guardian”.


    Rajoni i Madridit mbetet më i prekuri në Spanjë. Në 24 orët e fundit aty vdiqën 31 persona.

    Në Kataloni vdiqën 25 persona, si pasojë e koronavirusit.

    Deri tash në Spanjë janë regjistruar 232 mijë raste me koronavirus, përderisa 27778 persona kanë vdekur.

    Spanja, ku ka nisur lehtësimi i masave, është vendi i pestë në botë më i prekur për numrin e rasteve me virus pas SHBA-së, Rusisë, Brazilit e Britanisë së Madhe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!