×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e AAK-së: 1 mijë testet e Serbisë për coronavirus ende nuk janë përdorur

    Reporteri
    19 Maj 2020 | 20:09

    Kryetarja e komisionit të shëndetësisë, Albena Reshitaj pas mbledhjes së Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka thënë se 1 mijë testet e ardhura nga Serbia ende nuk janë përdorur.


    Ajo më tej thotë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë nuk monitoron situatën nē Veri, pra vetëm merren të dhënat statistikore dhe se testimet nē Veri realizohen nga komunat veriore, shkruan Reporteri.net.

    Postimi:

    Me qëllim të informimit nga afër me të gjitha zhvillimet sa i përket situatës me Covid-19 si dhe menagjimit të saj , sot në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale patëm të ftuar Drejtorin e IKShK-së z.Naser Ramadanin, dhe Drejtorin e SHSKUK-së z.Basri Sejdiu.

    Nga takimi morëm informata që: Një mijë testet e ardhura nga Serbia ende nuk janë përdorur; Kosova nuk ka pasur dhe nuk ka kapacitete që ti bëhen teste të gjithë të riatdhesuarëve; Instituti Kombëtar i Shëndetësisë nuk monitoron situatën nē Veri, pra vetëm mirren të dhënat statistikore; Testimet nē Veri realizohen nga komunat veriore.

    Nga drejtori Ramadani morëm informata që Instituti i IKSHK-së nuk ka pasë shumë përkrahje institucionale në të kaluarën, duke pas parasysh edhe mungesën e ligjeve të mirëfillta.

    Sipas Institutit, bazuar në numrin e vogël të testimeve në vendin tonë, lëvizjet në grupe të mëdha pas masave të lehtësimit, tubimet në sheshe, janë të ndalueshme dhe tē rrezikshme!

    Shqetësim i disa antarëve të komisionit ishte që ende nuk kemi përgjigje se kujt i raportojnë ekipet mjekësore që veprojnë në Aeroport!

    https://www.facebook.com/albenareshitajofficial/posts/851707982005847?__xts__%5B0%5D=68.ARDyE0B55643ar62X27kcKsVtLRcBKxmBFuArsKk3y_z7dckPbKA23tf0SFu_HGUfq7APK9n1MCXP5dyNhYsoxGVsOOPIgzQxjgF48tVh9daYMMW4J3Trwtdm5b3_lrN5EC4uR5MN9-8j3ZnjMFNXw9Hr14WX65YZR5zTecuyKGINkunivPPNZlvW4iQf-KqwRz-k-dxbnJYFdRElagc1PWjOMJCNr_BRWF-JzonW_VFso5NOPrOVtUE_LikF3x8Qz_tuc3tae3e8Z02X28Vs9HSsgTqMZsSX3NssbCMggSZZ9z7bGWHJIqtqdsbR9Xi5TVQqMFiMT1w5ru6axTfVM4&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!