×
  • Lajme
  • Lajme

    Jashari: Në këtë natë të madhe, të lutemi për shpirtin e prindërve që s’janë më

    Reporteri
    19 Maj 2020 | 20:12

    Sot është Nata e Madhe. Për këtë natë ka shkruar edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili i ka uruar besimtarët myslimanë për këtë natë.

    Ai thotë se në këtë natë të madhe, duhet lutur për shpirtin e prindërve që s’janë më, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i Jasharit në Facebook:

    Të dashur vëllezër e motra,

    Në këtë natë të madhe të Kadrit lutemi që Allahu i madhërishëm të këtë pranuar agjerimin dhe lutjet tona në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.

    Lutemi për shpirtin e prindërve e më të dashurve tonë që nuk janë fizikisht me ne, për dëshmorët e martirët tonë që sakrifikuan jetën për lirinë tonë.

    Lutemi për mirëqenien e shëndetin e shoqërisë, që sa më parë të kalojmë këtë epidemi e kështu t’i kthehemi normalitetit, punës e angazhimit tonë.

    Sonte në këtë natë të madhe falënderoj gjithë donatorët e shumtë që së bashku dje dhe sot ndihmuam me pako ushqimore rreth 4 mijë familje në nevojë.

    Përkrahja për familjet në nevojë do të vazhdojë.

    Do jemi çdo herë bashkë krah njëri tjetrit!

    Iftar të këndshëm, Agjerim të lehtë e të pranuar!

    https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/photos/a.217015395501786/771919626678024/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARCdX-DKv2te2w0hOgG7J7Ji0Q0fUh8qUpiXegZfLKcZWTZwNNdnBIsSy6NheVKIhUIr-Aj-N_3gf57_PylAcwsj_2-C-29In3TWYMadfsBquBz82td3YE3glRAXQamvIK7DENPZUAh_msnK1tqQ2CsUyr1xpnskZHZL6VdHTwbakC4kFLjEtxJ7LvviQ8J39Nb0Bc0Wb5O7tsxPLZ8Kwwo3T0ZeJ39FUrZkiW8eIOwjRnXaLGlvUdwi9_w9GhCJZA3TZI-c2Au1Ds5OfYNolrHMebTfXPgWNqcSXu8Z48VE84MkZfAw6Fyl7S3x9TXslkkIcTJkRFg9T-xVoM92DSY&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!